Ferizaj shumë shpejt pritet të bëhet me një qendër të re për të moshuarit.
Kjo pas një nisme të aktivistit Januz Mustafi.
Ai tregoi në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova se ideja lindi nga përvoja e tij me kuzhinën humanitare “Zgjatma Dorën”, e cila funksionon tash e katër vite duke shpërndarë pesë ditë në javë shujta për njerëzit në nevojë.
“Gjatë kësaj kohe kam parë që shumë të moshuar vijnë për të marrë ushqim, por atyre u nevojitet edhe përkujdesje më e madhe sesa vetëm shujtat. Nga kjo më lindi ideja të marr nismën për ndërtimin e një shtëpie për ta. Kam biseduar me kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu, i cili më ka ofruar mbështetjen, por po presim edhe procedurat ”, u shpreh Mustafi./Klankosova.tv
Ndiqni detajet e plota, në videon vijuese:
The post Ferizaj së shpejti me shtëpi për të moshuarit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.