Saturday, March 7, 2026
spot_img
HomeLajmeFerizaj: Punëtori e paralajmëroi për punimet rrugore, por shoferi del nga makina...

Ferizaj: Punëtori e paralajmëroi për punimet rrugore, por shoferi del nga makina dhe e sulmon për fyti

Një incident i rëndë ka ndodhur sot gjatë punimeve në një rrugë në Ferizaj, ku një punëtor u sulmua fizikisht nga një qytetar.

Punëtori po përkujdesej për mbarëvajtjen e punimeve dhe kishte paralajmëruar qytetarin që zona ishte punishte dhe se nuk lejohej kalimi i automjeteve.

Megjithatë, qytetari insistoi të kalojë me veturën e tij.

Në momentin që situata u tensionua, qytetari u ndal, zbriti nga vetura dhe sulmoi punëtorin duke e goditur dhe kapur për fyti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT