Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit për një muaj ndaj të dyshuarit me inicialet A.L., i cili dyshohet për ushtrim ndikimi.
Sipas raportimit të gazetares Qliresa Hasani, në emisionin ‘Fol me Arin” në Klan Kosova FM, personi A.L., ka kërkuar në mënyrë direkte një shumë prej 40 mijë eurosh nga një person tjetër, i cili tashmë është arrestuar dhe dyshohet për fajde, transmeton Klankosova.tv.
Ai ka kërkuar paratë me qëllim që t’i përdorë për të ndikuar tek prokurorët, gjyqtarët dhe personat zyrtarë, që personi në fjalë, i arrestuar për fajde, të lirohet nga paraburgimi.
Ndiqni raportimin e plotë, në videon më poshtë:
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>