E martë, 17 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/ferizaj-ne-shqetesim-nga-rastet-e-individeve-me-probleme-mendore-video/Ferizaj përballet me raste të përsëritura të individëve me probleme mendore (VIDEO)...

https://klankosova.tv/ferizaj-ne-shqetesim-nga-rastet-e-individeve-me-probleme-mendore-video/Ferizaj përballet me raste të përsëritura të individëve me probleme mendore (VIDEO) – Klan Kosova

Prej kohësh, qytetarët e Ferizajt janë përballur me sjelljet shqetësuese të një personi të njohur si “Rambo”, i cili, sipas raportimeve të vazhdueshme nga gazetarja Qliresa Hasani, vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ai është bërë shpeshherë burim shqetësimi për banorët për shkak të sjelljeve të tij të paparashikueshme dhe dëmeve që ka shkaktuar në qytet.

Së fundmi, është identifikuar edhe një tjetër rast i ngjashëm.

Bëhet fjalë për një person me emrin Alban, i cili gjithashtu vuan nga çrregullime të shëndetit mendor dhe është i sistemuar në Qendrën për Shëndet Mendor në Shtime, përcjell Klankosova.tv.

Siç u raportua ky person po lëviz nëpër rrugët e qytetit, duke bërtitur dhe duke u sjellë në mënyrë të çrregullt, në disa raste edhe në gjendje të dehur.

Shqetësues mbetet edhe një tjetër pretendim serioz.

 Qytetarë të ndryshëm dyshohet se i kanë dhënë këtij personi medikamente të ndryshme, përfshirë edhe substanca si Viagra, me qëllim për ta shfrytëzuar në video për rrjetet sociale, raportoi tutje Hasani, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

Ndiqni detajet shtesë, në videon vijuese:

The post Ferizaj përballet me raste të përsëritura të individëve me probleme mendore (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT