Drejtori i Arsimit në Ferizaj, Afrim Llabjani, për emisionin “Ora Shtatë”, bëri të ditura vështirësitë që po ka në edukimin e fëmijëve.
Ai thotë se ka mungesë të kuadrove në disa lëndë, transmeton Klankosova.tv.
“Bëhet fjalë për lëndën e matematikës, lëndën e TIK-ut dhe lëndën e fizikës. Megjithëse problemet më të mëdha i kemi në lëndën e matematikës”, tha Llabjani.
Ai shton se si komunë, janë detyruar të hapin sërish konkurs, në mungesë të këtyre kuadrove.
The post Ferizaj në hall, mungojnë arsimtarët e shkencave appeared first on Klan Kosova.