Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit me iniciale B.J.
Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datën 11.09.2025 rreth orës 21:00, në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj, i pandehuri ka mbajtur në posedim pa autorizim substancë narkotike të dyshuar si kokainë dhe marihuanë, me qëllim shitjeje apo shpërndarje, në atë mënyrë që policia gjatë një kontrolli rutinë ka ndaluar veturën e tipit BMW, të cilin e voziste i pandehuri dhe gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 0.30 gr, në çantën e dorës së të dyshuarit janë gjetur edhe 3 qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë të përgjithshme 1.32 gr dhe një qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 0.46 gr , ndërsa gjatë kontrollit në banesën e të pandehurit janë gjetur edhe 2 qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 2.62 gr , të cilat janë sekuestruar nga polica, me këtë do të kryente veprën penale “Blerja, posedimi , shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Po ashtu, ndaj të njëjtit, sipas njoftimit të Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë, kohë dhe vend të njëjtë ka mbajtur në posedim pa autorizim , në kundërshtim me ligjin për armët , në atë mënyrë që policia gjatë një kontrolli rutinë ka ndaluar veturën e tipit BMW dhe gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur një armë zjarri e tipit pistoletë, me një karikator dhe 16 fishek të tipit luger 9×9 mm, kurse, me rastin e kontorollit në banesën e tij janë gjetur edhe 26 fishek të tipit luger me kalibër 9×9 mm të cilat janë sekuestruar nga policia, me këtë do të kryente veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ sanksionuar me nenin 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“I pandehuri që nga data 11 Shtator 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh për veprat penale të lartëcekura”, thuhet në njoftim.
The post Ferizaj: Kërkohet paraburgim ndaj një dyshuari për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje appeared first on Klan Kosova.