E diel, 4 Maj, 2025
spot_img
HomeSportFerizaj ëndërron vërtetë Europën, fiton ndaj Suharekës – Indeksonline.net

Ferizaj ëndërron vërtetë Europën, fiton ndaj Suharekës – Indeksonline.net

Skuadra e Ferizaj ka shënuar fitore të madhe 1:2 ndaj Suharekës në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Superligën e Kosovës.

Tri golat e këtij takimi u shënuan në pjesën e dytë, shkruan Indeksonline

Fillimisht shënoi Valmir Nafiu nga distanca në minutën e 56’të.

Më pas Suhareka barazoi me anë të Fitim Susurit në minutën e 78’të.

Ferizaj golin e fitores e shënoi në minutën e 83’të me anë të Marko Musulinit.

Me fitore, Ferizaj shkon në kuotën e 48 pikëve në pozitën e 4-të, aq sa ka edhe vendi i 3-të, Malisheva (48). Kurse Suhareka është me një këmbë në Ligën e Parë të futbollit kosovar./Indeksonline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT