Ferizaj e falënderon Arsim Abazin

Ferizaj e falënderon Arsim Abazin

Klubi futbollistik Ferizaj e ka falënderuar trajnerin Arsim Abazi për kontributin e dhënë gjatë periudhës në krye të klubit.

Pas humbjes së thellë nga FC Prishtina, Abazi dha dorëheqje nga Ferizaj, vendim të cilin e pranuan presidenti Lulzim Abazi dhe drejtori sportiv Genc Hyseni.


Përmes një postimi në rrjetin social, Ferizaj falënderoi Abazin për gjithçka që ka dhënë, meqenëse ky i fundit edhe i inkuadroi në elitë.

“Faleminderit trajner Arsim Abazi

FC Ferizaj përmes këtij njoftimi dëshiron të informoj publikun se sot pas ndeshjes kundër Prishtinës, kryetrajneri Abazi dhe stafi i trajnerëve kanë ofruar dorëheqjet e tyre.

Presidenti i klubit Lulzim Abazi dhe drejtori sportiv, Genc Hyseni, në takimin e mbajtur pas zhvillimeve të fundit, e kanë pranuar vendimin e Arsim Abazit dhe stafit, pavarësisht se mbështetja ndaj tyre ishte e palëkundur.

Kësisoj, FC Ferizaj e falenderon kryetrajnerin e deritashëm, Arsim Abazi dhe stafin e tij për kontributin e tyre të çmuar në pankinën tonë.

Me të si trajner, FC Ferizaj arriti të inkuadrohet në Superligë dhe ishim pretendent i fuqishëm për të siguruar një vend në kualifikimet për garat evropiane.

FC Ferizaj i uron shumë shëndet e suksese trajnerit Abazi, duke theksuar se ai do të mbetet përherë pjesë e rëndësishme e historisë së klubit”, njoftoi klubi.

Ferizaj pas shtatë xhirove renditet e fundit me gjashtë pikë të mbledhura./Telegrafi/