Një grua, shtetase e huaj ka raportuar një vjedhje që i ka ndodhur dje në Ferizaj.
Sipas raportit të policisë, ajo ka njoftuar se nga vetura e saj, të cilën e kishte parkuar në parkingun e një lokali, dy persona të paidentifikuar i kanë vjedhur çantën.
Në çantë kishte 1 mijë euro para të gatshme, dokumente personale të saj dhe të një familjareje.
Rasti po hetohet nga Policia./Klankosova.tv


