E martë, 8 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeFerizaj: Arrestohet një person për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve

Ferizaj: Arrestohet një person për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve

Një operacion policor në Ferizaj ka rezultuar me sekuestrimin e armëve të zjarrit dhe municionit, si dhe nisjen e procedurave penale ndaj dy personave të dyshuar.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 7 korrik 2025, rreth orës 20:00, kur Njësiti i Hetimeve në stacionin policor të Ferizajt, në bashkëpunim me njësitin reagues, ka ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor një person të dyshuar. 

“Personi i dyshuar P. R., 22 vjeç, është ndaluar dhe kontrolluar nga njësitet policore, me ç’rast gjatë kontrollit trupor janë gjetur substanca të dyshuara narkotike. Lidhur me rastin është iniciuar procedurë penale për veprën ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve’”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Gjatë hetimeve paraprake, policia kishte siguruar një fotografi ku P. R. dyshohej se posedonte armë zjarri. Në bazë të kësaj prove, është ushtruar urdhër kontrolli në fshatin Pleshinë të Ferizajt, ku janë gjetur dhe sekuestruar dy armë dhe fishekë.

“Gjatë kontrollit në një shtëpi janë sekuestruar një pushkë e gjatë përsëritëse me 26 fishekë dhe një pushkë gjuetie e punuar me 12 fishekë. Pas verifikimeve, është konstatuar se armët i përkasin personit I. R., 47 vjeç, për të cilat posedonte leje të skaduar”, thuhet më tej në njoftim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rast penal për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Të dy të dyshuarit, pas intervistimit nga organet e hetuesisë, janë liruar në procedurë të rregullt.

The post Ferizaj: Arrestohet një person për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT