E diel, 23 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizFerizaj: Arrestohet burri, dyshohet se e rrahu gruan veç pse shkoi te frizerja...

Ferizaj: Arrestohet burri, dyshohet se e rrahu gruan veç pse shkoi te frizerja për t’i rregulluar flokët

Një burrë është arrestuar pasditen e së shtunës në Ferizaj.

Ai dyshohet se kishte rrahur gruan (shtetase shqiptare) me të cilën bashkëjeton.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv edhe nga policia.

Zëdhënësi rajonal Kanun Veseli, se i dyshuari po ashtu edhe e kishte kanosur viktimën pas një mosmarrëveshje.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, tha Veseli për Klankosova.tv

Klankosova.tv mëson se ngjarja ka ndodhur pasi viktima (gruaja) kishte shkuar tek frizerja për t’i rregulluar flokët.

Dhe i dyshuari në shenje revolte kishte eskaluar në sjellje, duke e kërcënuar dhe rrahur gruan./ Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://aiharsoreersu.net/act/files/tag.min.js?z=8547498