E enjte, 19 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/femijeve-te-sos-it-nuk-u-jipen-shtesat-zeqiri-rast-qe-haxhiu-te-dorehiqet-video/Fëmijëve të SOS-it nuk u jipen shtesat, Zeqiri: Rast që Haxhiu të...

https://klankosova.tv/femijeve-te-sos-it-nuk-u-jipen-shtesat-zeqiri-rast-qe-haxhiu-te-dorehiqet-video/Fëmijëve të SOS-it nuk u jipen shtesat, Zeqiri: Rast që Haxhiu të dorëhiqet (VIDEO) – Klan Kosova

“Të braktisur nga gjaku, të gjetur nga zemra”, është dokumentari i radhës i prodhuar nga MAT që u transmetua mbrëmë në Klan Kosova.

Autori Liridon Zeqiri, në emisionin e mëngjesit Ora 7, dha detaje rreth këtij dokumentari që trajton një temë goxha të ndjeshme, siç është ajo e brakstisjes së fëmijëve.

Ai pati kritika të ashpra ndaj Qeverisë Kurti, në veçanti ndaj ministres në detyrë të Drejtësisë Albulena Haxhiu,  lidhur me ndarjen e shtesave për fëmijet nga 0 e deri në 16 vjet, të cilët fëmijët e SOS Fshatit nuk i marrin.

Zeqiri tha se ky është një rast për të cilin Haxhiu, duhet të duhet të dorëhiqet.

“Kjo për arsye se sipas ligjit për të aplikuar për shtesat duhet prindi biologjik. Dhe ka raste që tek SOS Fshati, fëmijet nuk e kanë asnjërin nga prindërit biologjik. Dhe përgjegjës ligjor për këta fëmijë është Qendra për Punë Sociale. Shtesat kanë filluar të ekzekutohen në vitin 2019-të dhe jemi në vitin 2025 dhe ata fëmijë vazhdojnë të mos i marrin ato shtesa”, deklaroi Zeqiri.

Autori i këtij dokumentari dha detaje rreth përmbajtjes së tij. Ai tha se 18 foshnje ishin braktisur nga janari e deri në maj të këtij viti, derisa nëntë foshnje ishin ribashkuar prapë me fëmijët e tyre.

Ai theksoi se arsyet e braktisjes janë të ndryshme.

“Duke nisur nga shtatzënia e padëshiruar, pastaj rrethana psikologjike, rrethana ekonomike”, theksoi ai.

“Në pjesën dërrmuese të dokumentarit jemi marrë me SOS Fshati, një organizatë që strehon dhe rritë fëmijët që janë pa përkujdesje prindërore, ku e kanë edhe një kompontentë për rastet ku prindërit duan të heqin dorë nga fëmijët”, theksoi Zeqiri.

 

The post Fëmijëve të SOS-it nuk u jipen shtesat, Zeqiri: Rast që Haxhiu të dorëhiqet (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT