Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se mbrëmjen e së mërkurës, një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza ka marrë evakuimin mjekësor dhe është sjellë në Shqipëri për trajtim të specializuar.
Në njoftim shkruhet se fëmija aktualisht ndodhet në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”, ku po merr kujdesin mjekësor të nevojshëm, ndërsa familja e tij, përfshirë babanë, vëllanë dhe motrën, janë akomoduar në një qendër refugjatësh në Babrru të Tiranës, shkruan euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
OBSH në Shqipëri ka ndarë pamje nga evakuimi i fëmijës, ndërsa ka vlerësuar përfaqësuesit e institucioneve shqiptare, që kanë kontribuar në realizimin e kësaj ndihme humanitare.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>