E enjte, 23 Janar, 2025
spot_img
HomeLajmeFederata Ndërkombëtare e Gazetarëve: KPM-ja duhet të mbetet e lirë nga ndikimi...

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve: KPM-ja duhet të mbetet e lirë nga ndikimi politik

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) ka reaguar për zgjedhjen e Besnik Berishës si kryetar i ri i Komisionit të Pavarur të Mediave.

IFJ-ja përmes një reagimi tha se është e shqetësuar për procesin e përshpejtuar zgjedhor të kryetarit të ri të KPM-së.

“IFJ-ja ndan shqetësimin e njëjtë me AGK-në për procesin e përshpejtuar zgjedhor të kryetarit të ri të Komisionit të Pavarur të Mediave. KPM-ja duhet të mbetet e lirë nga ndikimi politik për ta ruajtur mandatin e mbrojtësit të lirisë së mediave”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv.

Në lidhje me zhvillimet në KPM, ditë më parë ka reaguar edhe juristja e mediave, Flutura Kusari, ku zgjedhjen e Besnik Berishës në krye të KPM e quajti kapje politike.

“KPM tash ka kryetar jo legjitim. Ky është sulm politik ndaj pavarësisë së Komisionit të Pavarur për Media dhe është bërë për të ushtruar presion në televizione”, shkroi Kusari, transmeton Klankosova.tv.

Trysnia e pushtetit, KPM me udhëheqës të ri pa i skaduar mandati kryetarit aktual

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://staupsoaksy.net/act/files/tag.min.js?z=8547498