Federata Kinologjike e Kosovës është pranuar si anëtare me të drejta të plota në një nga organizatat më prestigjioze ndërkombëtare të kinologjisë, duke shënuar një arritje të rëndësishme për komunitetin kinologjik të vendit.
Këtë e konfirmoi kryetari i Federatës, Saud Kajtazi, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ku tha se pas shumë përpjekjesh dhe lobimeve, ky status është arritur që nga viti 2014.
“Me shumë mund dhe lobime kemi arritur të pranohemi si anëtarë të plotë që nga viti 2014”, u shpreh Kajtazi, duke theksuar rëndësinë e këtij njohjeje për zhvillimin e mëtejshëm të kinologjisë në Kosovë.
Ndiqni intervistën e plotë, në videon vijuese:
The post Federata Kinologjike e Kosovës pranohet ndërkombëtarisht (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.