E diel, 20 Prill, 2025
spot_img
HomeSportFC Suhareka e refuzon kërkesën e Ballkanit që "Xhebrailat" të jenë në...

FC Suhareka e refuzon kërkesën e Ballkanit që “Xhebrailat” të jenë në derbi

Tifozëri të tyre zyrtare nuk kanë.

Por FC Suhareka po dëshiron që në derbin e qytetit, edhe Ballkani të luaj pa mbështetësit e tyre të përhershëm.

Klankosova.tv. mëson se kampionët e Kosovës, më datë 18.12.224, kanë dërguar në adresë të skuadrës që të dielen luan në cilësinë e vendasit, kërkesë për prezencën e “Xhebrailave”, e cila nuk është pranuar nga klubi organizator i kësaj përballje.

“Me gjithë respektin, REFUZOJMË kërkesën tuaj për prezencën e tifozëve mysafirë, në përballjen e së dieles”, shkruhet ndër të tjera në përgjigjen që Suhareka’23 e ka kthyer tek “Portokall e Zinjtë”.

Si arsye është përmendur çështja e sigurisë, pamundësia që t’u krijohet hapësirë e nevojshme dhe sigurim në shkallët e tribunës.

Klankosova.tv ka kontaktuar me një zyrtar të FC Suharekës, i cili e mohoi të mos kenë pranuar që t’u bëjnë “konak” tifozëve të Ballkanit, anise refuzimi është bërë përmes e-mailit zyrtar të këtij klubi, të cilin e posedon edhe Klani.

“Nuk është e vërtetë që ua kemi refuzuar kërkesën, pasi biletaria është e hapur dhe mund të blejë çdo kush bileta. Ne s’i kemi thënë asgjë, iu kemi thënë se në këtë lojë kemi diçka që marrim (fitim), nuk kemi tifozëri dhe tash e kanë gjetë ata me iu falë ne bileta, ne e kemi një rivalitet. Ne jemi të Suharekës, nga i njëjti vend. S’mund t’i sigurojmë bileta dhe nuk mund të iu ofrojmë siguri për bileta sepse jemi të një vendi”, tha ky zyrtar për Klani, duke mos dashur të bëhet publik emri i tij.

Kjo që ndodhi dy ditë para se të zhvillohet derbi i qytetit në Suharekë, ka irrituar më së shumti tifozërinë zyrtare të tri herë kampionëve të Kosovës.

Përmes një komunikate në Facebook, “Xhebrailat” kanë reaguar të premten.

“Duke u nisur nga fakti që ekipi nikoqir nuk ka grup tifozësh të organizuar dhe plotësoheshin të  gjitha kushtet që ne si grup i organizuar të ishim prezent në tribinën e stadiumit, prisnim përgjigje pozitive nga klubi në fjalë por kërkesa jonë u refuzua dhe ne e vlerësojmë si reagim pa ndonjë arsye konkrete dhe na bën të shprehim indinjatën ndaj këtij momenti”.

“Megjithatë jemi zotuar se përkrahja jonë ndaj Ballkanit do të jetë e përhershme dhe gjithmonë duke anuar korrekt me banera, koreografi, mesazhe e repertuar këngësh dhe momentet si këto na bëjnë të palëkundur ndaj asaj se për çfarë jemi betuar ndër breza”,thuhet në reagimin e “Xhebraliave”, transmeton Klankosova.tv.

“Xhebrailat” në stadiumin e qytetit të Suharekës, duke mbështetur Ballkanin

Kujtojmë që përballja e së dieles është e katërta që këto dy skuadra ndeshen mes vete.

Dy herë u takuan në edicionin e kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, ku njërin takim e fitoi Ballkani me rezulta 1-0, derisa tjetri u mbyll 2-2.

Edhe këtë edicion, duelin e parë e fituan “Xhebrailat” me po të njejtin rezultat, si në fitoren e parë, 1-0.

Ndeshja FC Suhareka’23 – Ballkani, e vlefshme për xhiron e 18-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion, me fillim në orën 13:00.

Komentator, Lirim Peci.

Për ta ndjekur këtë kompeticion, sikurse të gjitha ligat kryesore sportive të vendit e ato ndërkombëtare, mund të përfitoni nga super oferta e Art Motion, e cila do të jetë në dispozicion për të gjithë, nga data 21 dhjetor.

Pos sportit, me pakon SUPREME PLUS e cila ka çmim prej vetëm 27.99€ në muaj, do të mund të shikoni mbi 315 kanale televizive, përfshirë mega spektaklin BIG BROTHER VIP, derisa përfitoni edhe Internet deri në 500 Mbps.

Mos e lëshoni rastin, oferta është e limituar!

Ofertë e jashtëzakonshme nga Art Motion!

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT