FC Heidenheim “blindon” mbrojtësin kosovar, Leart Paçarada

news image

FC Heidenheim 1846 ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit kosovar, Leart Paçarada, i cili vjen nga radhët e FC Köln.

Paçarada ka vendosur të ndryshojë ambientin, por jo edhe kampionatin, duke vazhduar të luajë në Bundesligë. Transferimi i tij u finalizua gjatë ditës së sotme (e enjte), dhe lajmi u bë i ditur nga faqet zyrtare të klubit gjerman.

“1. FC Heidenheim 1846 ka nënshkruar me mbrojtësin e majtë Leart Paçarada nga rivalët e Bundesligës 1. FC Köln”, thuhet në njoftim.

“Reprezentuesi 30-vjeçar i Kosovës nënshkroi një kontratë me FCH të enjten deri në verën e vitit 2027”, shton klubi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/