Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur më herët, drejtori i FBI-së, Kash Patel, dha një kronologji të ngjarjeve që çuan në kapjen e Tyler Robinson, si i dyshuari kryesor i vrasjes së Charlie Kirk.
Patel tha se brenda 33 orëve, hetuesit bënë një “përparim historik”. FBI ka dhënë edhe dinamikën e zhvillimit të ngjarjes:
Në orën 12:23 të mërkurën, më 10 shtator, Charlie Kirk u qëllua me armë.
Brenda 16 minutave, agjentët e parë mbërritën dhe rrethuan vendngjarjen në orën 12:39, duke filluar që të mbledhin prova.
Fotografitë e para të FBI-së të të dyshuarit u publikuan në orën 10:00 të ditës së djeshme sipas orës lokale.
Në orën 10:45 të djeshme, FBI-ja shpalli një shpërblim prej 100,000 dollarësh.
Patel mbërriti në vendngjarje në orën 17:30.
Në orën 20:00, guvernatori mbajti një konferencë shtypi ku u publikuan video dhe imazhe të të dyshuarit. Në orën 22:00 mbrëmë, i dyshuari u arrestua, transmeton BBC.
Ndërkaq, guvernatori i Utah-ut tha se i dyshuari, Tyler Robinson, nuk është student i Universitetit së Utah-ut, ku ndodhi ngjarja.
Guvernatori Spencer Cox shtoi se nuk ka informacion nëse Robinson ka pasur histori të sëmundjeve mendore.
Robinson ka jetuar për një kohë të gjatë me familjen e tij në qarkun Ëashington, në jugperëndim të Utah-ut, rreth tre orë larg nga universiteti, sipas guvernatorit.
Cox tha se pret që dokumentet e akuzave të paraqiten në fillim të javës së ardhshme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post FBI jep dinamikën e vrasjes së Charlie Kirk: Nga të shtënat deri te arrestimi i të dyshuarit appeared first on Sinjali.