Faza e Knockout në Champions: Sot dihen katër skuadrat që kalojnë në 1/16-tën

Faza e Knockout në Champions: Sot dihen katër skuadrat që kalojnë në 1/16-tën

Katër ndeshje shumë interesante do të luhen sot në Champions League, në fazën e knockout.

Po kaq skuadra do ta zënë një vend në 1/16-tën.

Me fillim nga 18:45, në “San Siro”, Milano do të jetë nikoqir i Feyenoordit.

Holandezët kanë epërsi minimale nga ndeshja e parë, me rezultat 1:0.

Kështu skuadra e Sergio Conceicaos, duhet ta përmbys rezultatin për të kaluar tutje në mesin e 16 skuadrave më të mira.

Një tjetër superndeshje pritet të zhvillohet po në Itali nga ora 21:00.

Skuadra e Berat Gjimshitit, Atalanta e pret në shtëpi klubin belg, Brugge.

Është skuadra belge ajo që ka triumfuar në përballjen e parë me rezultat 2:1, kështu tani i mbetet bergamezëve, të triumfojnë ndaj Club Brugge.

“Allianz Arena” do të jetë pikëtakim i Bayern Munchen me Celticun, me fillim nga ora 21:00

Mbetet të shihet nëse “bavarezët” do të shkojnë tutje, pasi epërsia është në anën e tyre.

Skuadra e Vincent Kompany, e fitoi betejën e parë ndaj skocezëve me rezultat 2:1.

E sfida e katërt, por jo më pak e rëndësishme, zhvillohet mes Benficas dhe Monacos, po nga ora 21:00.

Portugezët kanë fituar me rezultat minimal 1:0 si mysafir i francezëve.

Kështu sonte adhuruesit e futbollit do t’i mësojnë katër skuadrat që do t’i bashkangjiten tetë të tjerave në fazën e 1/16-tës.

Derisa, nesër do të kompletohen 16 skuadrat në Champions League.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>