EUROPA LEAGUE vjen këtë të enjte me tetë ndeshjet e rundit të parë të fazës së 16-të
Nga skuadrat e mëdha që do të ‘zbarkojnë” në fushë janë Manchester United, Roma, Lazio, Tottenham, Athletic Bilbao, Ajax, Fenerbahce, Frankfurt apo dhe Lyon.
Loja kryesore zhvillohet mes Real Sociedadit dhe Manchester Unitedit, njofton Klankosova.tv
Kjo përballje nis nga ora 18:45 dhe transmetohet ekskluzivisht në platformën më të madhe televizive, Artmotion, në kanalin Sport 1 nën komentimin e Arlind Sadikut.
Në të kaluarën spanjollët janë përballur gjashtë herë me “Djajtë e kuq”.
Prej tyre, dy ndeshje kanë përfunduar barazim 0:0, katër janë fituar nga anglezët,  derisa Sociedad e ka veç një fitore.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>