E premte, 11 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeFavoret ndaj të afërmve përmes ndarjes së fondeve publike – gazetarë e...

Favoret ndaj të afërmve përmes ndarjes së fondeve publike – gazetarë e analistë “godasin” Qeverinë Kurti

Mbrëmë në “Rubikon” të Klan Kosova u diskutua mbi favoret që Qeveria Kurti po ia bën të afërmve të saj përmes ndarjes së fondeve publike.

– Si po i favorizon Qeveria Kurti të afërmit e saj përmes ndarjes së fondeve publike?

– Si ndryshoi qasja e Albin Kurtit ndaj “kushërinjve për dasma” pasi e mori pushtetin?

– Çfarë thonë mediat sllovene për kalimin e rastit të Martin Berishajt në duart e autoriteteve serbe, dhe

– Cilat janë skandalet në sektorin e energjisë?

Këto dhe shumë të tjera u diskutuan nga një panel i përbërë me Avni Arifin, Ardiana Thaçin, Azdren Shalën, Shkëlzen Daka e Skënder Musa.

Së pari, opinionisti Arifi tha se Qeveria e Kosovës për ta ruajtur imazhin e shtetit është dashur ta largojnë nga pozita e ambasadorit, Martin Berishajn.

Arifi kujtoi se situata me Berishajn kishte qenë problematike edhe për mediet dhe partitë politike për ta diskutuar. Ai vuri në pikëpyetje se si ambasadori i Republikë së Kosovës e përdor pasaportën e Serbisë.

“E tërë situata rreth zotit Berisha është skandaloze. Ambasadori është si ushtari, është fytyra e shtetit. Prej fillimi është ditur se kjo situatë ka qenë e ranë, 1.8 milion euro tërhiqen kesh”, tha Arifi.

Nga ana tjetër, avokati Musa tha se prokurori slloven ia ka dorëzuar dosjen e Berishajt prokurorit serb, teksa shtoi se gjatë hetimeve në Slloveni ka rezultuar se Martin Berishaj ka nënshkruar kontrata me numër personal të Serbisë.

“Prokurori slloven ishte shumë i qartë ku bëri me dije se kanë përfunduar hetimet në Slloveni dhe dosjen ia ka dorëzuar prokurorit serb, pasi janë dy elemente që ata i kanë konsideruar pasojë dhe kryerje të veprës penale që ka ndodhur në Serbi. Shtetet që kanë të drejtë ta ndjekin veprën penale janë shteti ku është kryer vepra penale dhe shteti ku është shkaktuar pasoja e veprës penale. Në aspektin e ndihmës juridike kanë vepruar në këtë formë, për shkak se Serbia s’i transferon shtetasit e vet. Gjatë hetimeve në Slloveni ata kanë hasur kontrata të nënshkruara me numër personal të Serbisë”, tha Musa.

Tutje, ai u shpreh se këtë skandal të Berishajt, Prokuroria Speciale e Kosovës s’ka mundur ta kryejë e vetme pasi ka pasur mbështetje të jashtëzakonshme që nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e ministrat e qeverisë.

E gazetarja Thaçi përmendi sulmin që ia bën Kurti kompanisë “Klan Kosova” dhe “Devolli” , pasi si ‘populist që është i duhet një armik”. Ajo tha se këtë mundësi nuk ia dha asnjë parti politike, me përjashtim të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Kurti ka zgjedhur t’i ketë afër disa media që sa ka qenë ai në pushtet kanë qenë kritikues të pushteteve, e ka bërë me një kalkulim për shkak të kredibiltetit që e kanë pasur në të kaluarën sepse kanë qenë kritikues të pushtetit”.

Sakaq, gazetari Dakaj befasoi me deklaratën e tij, ku tha se lompania e Millan Radoiçiqit, ka marrë tender 1.8 milion euro nga Qeveria Kurti.

“Besomëni që e kishe faktin aty edhe njerëzit nuk i besojshin. Nuk është që sulmojshin shumë se nuk kishte njëfarë reagimi nga qytetarët”, deklaroi ai në Klan Kosova.

Ai tha se qysh në vitin e parë të qeverisjes veç në Ministrinë e Infrastrukturës janë dhënë 22 tenderë njëburimor. Sipas tij, 17 prej tyre janë gjetur si të kundërligjshëm nga Auditori.

Derisa analisti Shala, tregoi një zhvillim interesant sa ishte anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Unë i kam parë Adriatik. Foto qysh me u rrehë me policin. Ushtrime fizike kanë bërë, e vërtetë kjo është”, deklaroi ai.

Kujtojmë, se në të kaluarën jo rrallë ka ditur të eskalojë situata në protestat e LVV-së. E cak i sulmit, ishin pikërisht policët që ruanin rendin gjatë protestës.

Shumë prej tyre pësuan lëndime të rënda trupore, e ka pasur prej atyre që është dashur të shkojnë edhe jashtë vendit për shërim. /klankosova.tv

The post Favoret ndaj të afërmve përmes ndarjes së fondeve publike – gazetarë e analistë “godasin” Qeverinë Kurti appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT