E enjte, 27 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajme“Faturat vetëm rriten, por rrymë nuk kemi” – banori i Bubavecit akuzon...

“Faturat vetëm rriten, por rrymë nuk kemi” – banori i Bubavecit akuzon KEDS-in për plaçkitje (VIDEO) 

Banorët e Malishevës po përballen me ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, ndërsa faturat e tyre vetëm rriten.

Qerim Kryeziu nga fshati Bubavec thotë se prej muajsh energjia elektrike është e pakontrolluar, ndërsa çmimet vazhdojnë të fryhen, njofton Klankosova.tv.

“S’ka drejtësi! Rryma na ndalet në mëngjes dhe nuk vjen deri në ora 6 të mbrëmjes. Kjo ndodh çdo 15 ditë,  njëherë ka, njëherë s’ka! Por fatura ime vetëm rritet, nuk zbret asnjëherë”, thotë ai i revoltuar, në intervistë me gazetaren Blerina Doshlaku, për emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM.

Ai akuzon KEDS-in për manipulime me matësit e energjisë dhe plaçkitje të konsumatorëve.

“KEDS-i është një kompani kriminale që po e vjedh qytetarin. Nuk ka konsumator që nuk është plaçkitur. Paratë që i ndau Qeveria për ndihmë për fëmijët dhe të moshuarit, KEDS-i po i merr përmes faturave të fryra”, theksoi Kryeziu, transmeton Klankosova.tv.

Ndiqni intervisten e plotë, në videon e  mëposhtme:

 

The post “Faturat vetëm rriten, por rrymë nuk kemi” – banori i Bubavecit akuzon KEDS-in për plaçkitje (VIDEO)  appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://pertawee.net/act/files/tag.min.js?z=8547498