Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka vazhduar edhe dy muaj paraburgimin Fatmir Shehollit, i cili u arrestua më 9 tetor, nën dyshimin për spiunazh.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Gashi deklaroi se është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Speciale të Kosovës.
“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit F.SH. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të Spiunazhit në vazhdimësi, gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës, me datë 09.01.2026 përmes Aktvendimit ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të njëjtit iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj. Paraburgimi sipas këtij Aktvendimi të pandehurit F.SH. i llogaritet prej datës 09.01.2026 deri me datë 09.03.2026”, theksoi ajo për Klankosova.tv.
Fatmir Sheholli arrestohet nën dyshimet për përfshirje në spiunazh


