Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, vizitoi nga afër fermerin nga Stublla e Poshtme, të cilit iu dogj stalla së bashku me 42 dele, në një ngjarje tragjike që ka shkaktuar humbje të mëdha materiale dhe emocionale për familjen.
Në njoftimin e kësaj komune thuhet se Haliti shprehu solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për fermerin dhe familjen e tij, “duke theksuar se Komuna e Vitisë do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të ndihmuar në rikuperimin e dëmeve dhe për të siguruar që familja të mos mbetet vetëm në këtë situatë të rëndë”.
Kryetari gjithashtu falënderoi njësinë e zjarrfikësve për reagimin e shpejtë, që bëri të mundur shpëtimin e jetës së një gruaje të familjes, duke parandaluar një tragjedi edhe më të madhe. /Klankosova.tv
The post Fatkeqësi në Viti, digjet stalla me 42 dele, Komuna zotohet për ndihmë appeared first on Klan Kosova.