Faruk Mujka e Hysen Muzliukajt nuk paraqitën në sallën e gjyqit për keqpërdorim detyre

news image

Faruk Mujka dhe Hysen  Muzliukajt nuk janë paraqitur në seancën e shqyrtimit fillestar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Seanca është shtyrë për 20 tetor, në ora 09:00.

Sipas aktakuzës, Mujka, në cilësinë e nënkryetarit të Komunës së Mitrovicës, dhe Muzliukaj, në cilësinë e drejtorit për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë,  akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, lidhur me rastin e këmbimit të pronës së ish-Bankosit me pronë private. Ndërkaq, Mujka akuzohet edhe për mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, me arsyetimin se, në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv të Ibër-Lepencit, nuk kishte deklaruar shumën prej 60 mijë e 50 euro që iu sekuestruan në shtëpi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/