Fotografia virale e gjeneruar me inteligjencë artificiale IA, e njohur si “Fantazma në Prishtinë”, ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale.
Për këtë fenomen ka folur gazetari Vullnet Krasniqi në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ku tha se fantazma në fjalë është influenceri i parë që nuk ekziston por që arritur të tejkalojë ndikimin e të gjithë influencerëve realë në Kosovë.
“Çka kemi parë deri tash është influenceri i parë që nuk ekziston. Ky i ka mujt krejt influencerët e tjerë që ekzistojnë realisht. Është i pari që nuk ekziston, por është influencer”, tha Krasniqi./Klankosova.tv


