Një imazh me një personazh të pazakontë të krijuar me inteligjencë artificiale (AI), foto kjo e shpërndarë shumë në rrjete sociale si “Fantazma e Prishtinës”, ka krijuar konfuzion të madh.
Gazetarët e Klan Kosovës, Enis Reçica dhe Arta Beqiri, e kanë diskutuar këtë çështje sot në emisionin ‘Ora Shtatë’, e cila tashmë është bërë virale.
Beqiri u shpreh se është përhapur tashmë frika te qytetarët.
Madje, i njëjti personazh thuhet se po ‘lëviz’ në gjithë Kosovën.


