Në Gjykatën Themelore të Pejës, po zhvillohet seanca fillestare ndaj policit Argjend Kastrati, i cili akuzohet për aksidentin me fatalitet që ndodhi më 1 prill në fshatin Qyshk të Pejës.
Si pasojë e goditjes nga vetura, 26 vjeçarja Zana Gjevukaj, pësoi lëndime të rënda dhe pas një muaji nga aksidenti vdiq në QKUK.
Në fjalën tij, Kastrati u shpreh i penduar dhe iu kërkoi falje familjarëve të viktimës.
Por, kërkim-falje nuk u pranuar nga familja e të ndjerës./ Klankosova.tv.
Aksidenti ku vdiq 26-vjeçarja në Pejë, polici i akuzuar: Më mirë të isha unë në vend të saj
The post Familjarët e Zana Gjevukajt nuk e pranojnë kërkim-faljen e policit appeared first on Klan Kosova.