Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Lybeniqit në Pejë.
Atje, në nderim të martirëve, ka shkuar presidentja e vendit, Vjosa Osmani, transmeton Klankosova.tv.
E para e shtetit u takua me dëshmitaren e kësaj masakre, Elhame Kurtaj-Haradinaj, e cila i kërkoi Osmanit unitet në politikë.
“Ne si familjarë kërkojmë që e gjithë politika të ketë unitet dhe Republika e Kosovës të jetë më fortë”, tha Kurtaj-Haradinaj.


