Familja nuk e la në Suedi – Ilir Nallbani tregon historinë me klubin suedez

Familja nuk e la në Suedi – Ilir Nallbani tregon historinë me klubin suedez

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, vjen rrëfimi nga ish-futbollisti tashmë trajneri kosovar, Ilir Nallbani. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.

Në këtë podcast, Nallbani flet për hapat e tij të parë në futboll, duke vazhduar rrëfimin e tij për ditët e para si futbollist në Suedi.


Unë në moshën 10 vjeçare lëviza me familjen në Suedi. Kemi qendru një vit atje dhe menjëherë u regjistrova në shkollë atje, shkollë të mësimi. Duke pa talentin dhe dëshirën time, shkolla ma mundësoi që të regjistrohesha në një klub futbolli afër Stokholmit, klubi me emrin Valsta IF”, deklaron fillimisht Nallbani.

Ilir Nallbani, mysafir te Arena e Yjeve

Tutje, mesfushori kreativ tregons e si falimja mori vendim që të kthehej sërish në Kosovë në vitin 1992 edhe pse klubi insiston që ai të qëndronte.

Prishmëritë e mia ishin të mëdha, luajta aty për një vit dhe kisha paraqitja mjaftë pozitive. Kishte përpjekje të prindërve qe të kthehemi në Kosovë pas një viti qëndrim, ndërsa klubi donte që unë të qëndroja, madje edhe vet, por mosha e hershme, dhe prindërit kishin frikë, jo frikë që më gjen ndonjë gjë, por me më lënë vet”.

Unë kisha shumë dëshirë të qëndroj, qaja çdo dite, pasi kushtet ishin fenomenale. Fort u mërzita dhe vazhdova. Kur vjen prej një shteti shumë të zhvilluar në Kosovë, dihet si ka qenë, viti 1992 po flas”, tregon Nallbani.

Ish mesfushori i njohur pejan, tani është përzgjedhës te Kosova U-15. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com