Mesfushori i Interit, Kristjan Asllani, foli për mikrofonat e “DAZN” pas ndeshjes jashtë fushe ndaj Torinos, e fituar 0-2 dhe e vlefshme për javën e 36-të të Serie A.
“Është gjithmonë mirë, tani le të mendojmë për fitoren e të gjitha ndeshjeve. Jemi afër Napolit, le të shohim se çfarë do të bëjnë. Dëshira për të fituar është shumë e madhe. Sa herë që ka rezultate negative, nuk mund të flasësh në dhomën e zhveshjes.
“Jemi në vendin e dytë në tabel, do të shohim çfarë do të ndodhë. Nuk ndodh çdo vit të arrish në finalen e Champions-it. Goli ishte dedikim për nënën time dhe gjithë familjen time, gjithmonë me mua”, e mbylli Asllani.