E premte, 27 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/familja-e-zana-gjevukajt-qe-vdiq-pasi-u-godit-me-veture-nga-zyrtari-policor-e-zhgenjyer-me-organet-e-drejtesise/Familja e Zana Gjevukajt që vdiq pasi u godit me veturë nga...

https://klankosova.tv/familja-e-zana-gjevukajt-qe-vdiq-pasi-u-godit-me-veture-nga-zyrtari-policor-e-zhgenjyer-me-organet-e-drejtesise/Familja e Zana Gjevukajt që vdiq pasi u godit me veturë nga zyrtari policor, e zhgënjyer me organet e drejtësisë – Klan Kosova

Më 1 prill, në Qyshk të Pejës u shkaktua një aksident i rëndë komunikacioni, ku një veturë goditi një këmbësore derisa e njëjta po priste të kalonte rrugën në vijat e bardha të shënjuara për këmbësorë.

Për pasojë, viktima mori lëndime të rënda trupore dhe qëndroi për më shumë se një muaj në klinikën Intensive të QKUK-së, raporton Klankosova.tv.

Pas 34 ditësh qëndrimi në këtë klinikë, viktima Zana Gjevukaj vdiq.

I dyshuari në këtë rast është zyrtari policor Argjend Kastrati, i cili që nga ajo ditë ndodhet në arrest shtëpiak.

E gati tre muaj pas kësaj ngjarjeje, familja e së ndjerës ka dalë me një reagim, duke shprehur zhgënjimin e tyre me organet e drejtësisë.

Kjo për faktin se masa ndaj të dyshuarit, zyrtarit policor Kastrati, nuk ka ndryshuar në atë të paraburgimit.

“Zana ndërroi jetë më 4 maj 2025, pasi u godit në vijat e bardha nga një zyrtar policor. Ajo vdiq pas 34 ditësh në qendrën intensive në Prishtinë. I dyshuari ndodhet në arrest shtëpiak që nga dita e aksidentit, tashmë 3 muaj. Edhe pse kanë kaluar 2 muaj nga vdekja e Zanës, masa nuk është ndryshuar në paraburgim”.

“Ne kemi pritur me durim dhe në heshtje që organet e drejtësisë të veprojnë me përgjegjësi dhe ndershmëri. Por kjo nuk ka ndodhur. Si familje e viktimës, jemi thellësisht të zhgënjyer nga kjo qasje. Arresti shtëpiak për një rast me pasojë vdekje është i papranueshëm”, thuhet në reagimin që familja e ka dërguar në Klan Kosova.

Familja në reagim shpreh shqetësimin edhe për aktakuzën e ngritur ndaj Kastratit, e cila thotë se “nuk pasqyron seriozitetin e rastit dhe nuk përfshin asnjë nga rrethanat rënduese”.

“Zana u godit në vijat e bardha, nga një zyrtar policor me shpejtësi të tejkaluar dhe pa asnjë frenim, siç vërteton ekspertiza. Një veturë tjetër kishte ndalur për t’i dhënë përparësi, që tregon se Zana ishte e dukshme dhe me përparësi të plotë. Mospërfshirja e këtyre fakteve në aktakuzë e bën trajtimin institucional edhe më shqetësues”, ka thënë më tej familja në reagim.

Familja shprehet e bindur se “nëse ky rast nuk do të përfshinte një zyrtar të policisë, drejtësia do të kishte vepruar ndryshe”.

Familja e Zana Gjevukajt ka shfaqur shpresën që ky rast të shërbejë si një vetëdijesim publik dhe institucional që rastet e drejtimit të rrezikshëm të automjeteve, veçanërisht ato me pasoja fatale, të trajtohen me seriozitetin maksimal dhe me përgjegjësinë e duhur ligjore.

“Asnjë uniformë nuk duhet të mbrojë askënd nga drejtësia”, tha në fund të reagimit, familja Gjevukaj.

Klan Kosova ka siguruar ekskluzivisht edhe pamjet e këtij aksidenti që pati përfundim tragjik për familjen Gjevukaj, pamje të cilat mund t’i shihni më poshtë:

EKSKLUZIVE: Pamje nga aksidenti në Qyshk të Pejës ku vdiq Zana Gjevukaj (VIDEO +16)

 

The post Familja e Zana Gjevukajt që vdiq pasi u godit me veturë nga zyrtari policor, e zhgënjyer me organet e drejtësisë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT