E premte, 11 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeFamilja e Liridona Ademajt pret “drejtësi të shpejtë” pas raportit psikiatrik të...

Familja e Liridona Ademajt pret “drejtësi të shpejtë” pas raportit psikiatrik të Murselit

Familja e Liridona Ademajt ka reaguar pas publikimit të raportit të Institutit të Psikiatrisë Forenzike, i cili konfirmon se i akuzuari Naim Murseli është mendërisht i shëndoshë dhe i përgjegjshëm për veprën.

Përmes një postimi në Facebook,  vëllai i Liridonës Leonard Ademaj, tha se mirëpret përfundimet e raportit dhe shpreson që procesi gjyqësor të vazhdojë me vendosmëri dhe profesionalizëm, transmeton Klankosova.tv.

“Ne si familje e mirëpresim raportin e Forenzikës në lidhje me rastin e vrasjes së Liridonës tonë dhe shpresojmë që gjykata do të vazhdojë të procedojë shpejtë me rastin ashtu siç ka bërë deri më tani. Ne duam drejtësi të shpejtë, profesionale, pa gabime dhe vendosshmëri nga ana e gjykatës që të mos lejojë që ky rast të zvarritet me vite”, thuhet në postim.

Seanca e radhës në rastin ndaj Naim Murselit do të mbahet të hënën, më 14 korrik, në ora 09:00.

 

 

The post Familja e Liridona Ademajt pret “drejtësi të shpejtë” pas raportit psikiatrik të Murselit appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT