Një person është arrestuar në Fushë Kosovë pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikim të dokumenteve”.
Atij i janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale 5 vula të institucioneve të ndryshme, dokumente të ndryshme si akte noteriale, diploma kontrata, marrëveshje, transmeton Klankosova.tv.
” Me 18.06.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se kishte kryer veprën penale falsifikim i dokumenteve. Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale 5 vula të institucioneve të ndryshme, dokumente të ndryshme si akte noteriale, diploma kontrata – marrëveshje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin 24-orësh të policisë.
The post Fushë-Kosovë: Arrestohet një i dyshuar për falsifikim të dokumenteve, i konfiskohen 5 vula të institucioneve appeared first on Klan Kosova.