“Faleminderit Dega I”, Rama me mesazh për banorët e Kodrës së Trimave një javë para zgjedhjeve

"Faleminderit Dega I", Rama me mesazh për banorët e Kodrës së Trimave një javë para zgjedhjeve

Kodra e Trimave i ka rezervuar një pritje masive kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Numër i madh qytetarësh i dhanë mbështetje Ramës për mandatin e dytë në krye të Prishtinës.


Rama i ka falënderuar qytetarët për pritjen.

“Faleminderit Dega I”, ka shkruar Rama.

E kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Prishtina po i prin fitoreve të partisë në gjithë Kosovën.

“Kodra e Trimave, Dega e parë, janë me LDK-në, janë me Përparim Ramën, janë me vet Prishtinën. Kryeqyteti po i prinë valës së madhe të fitoreve anembanë. Fitore, asgjë më pak se kaq”, ka shkruar Abdixhiku.