Tuesday, January 27, 2026
spot_img
HomeLajmeFalë ndihmës së qytetarëve, policia identifikon të dyshuarin për vjedhje

Falë ndihmës së qytetarëve, policia identifikon të dyshuarin për vjedhje

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka arritur të identifikojë një të dyshuar për vjedhje, rast ky i iniciuar në Stacionin Policor Malishevë.

Policia ka falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin dhe mbështetjen, gjë që ka çuar deri në identifikimin e të dyshuarit, transmeton Klankosova.tv.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe mbështetjen e treguar, bashkëpunim ky që vazhdon të jetë thelbësor në parandalimin dhe luftimin e veprave penale. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit dhe sigurisë publike, duke vepruar gjithmonë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me respektim të plotë të të drejtave të njeriut”, thuhet në njoftim.

Ky person po kërkohet nga Policia për vjedhje (VIDEO)

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT