Fakulteti Juridik ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me shkollën juridike të Universitetit të Cagliarit në Itali, si një shkollë prestigjioze e specializuar në disa fusha të drejtësisë dhe me një përfshirje serioze në rrjetëzimin ndërkombëtar.
Mbi ketë bazë, të dy institucionet janë pajtuar për pjesëmarrjen e përbashkët në projekte, programet e mobilitetit të personelit akademik, publikimet e përbashkëta (përfshirë personelin e shkollave juridike partnere të dy palëve), organizimin e konferencave dhe aktiviteteve tjera shkencore.
Gjithashtu marrëveshja, përfshinë mundësinë e studentëve italianë për të studiuar në kuadër të programit master “Human Rights, International Criminal Law and Transitional Justice” të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës. Aktualisht, Universiteti i Cagliarit është një nga katër (4) universitetet publike italiane, bartëse të projektit “International Mobility Programme – Assessing Constitutional Crisis impacT and Security IMP-ACCTS” i cili finacohet nga BE dhe Qeveria Italiane, e ku një nga partnerët është edhe Fakulteti Juridik i UP-së.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!