“Fajin për mungesën e barnave esenciale e ka Qeveria” (VIDEO)

“Fajin për mungesën e barnave esenciale e ka Qeveria” (VIDEO)

Derisa qytetarët presin me ankth terapitë e tyre, korridoret e institucioneve shëndetësore mbushen me heshtje, jo për shkak të qetësisë, por për shkak të mungesës së barnave.

Në vend të zgjidhjeve, përgjegjësit e sektorit publik duket se janë më të zënë duke ia kaluar fajin njëri-tjetrit.

Në këtë rrëmujë të përgjegjësive të paadresuara, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vendosi të mos përgjigjet jo për mungesë kohe, por për të shmangur pyetjet e drejtpërdrejta.
Në vend të sqarimeve për mungesën e barnave esenciale, Kurti e zhvendosi vëmendjen duke u përfshirë në një përplasje verbale me gazetaren.

Gazetari i Shëndetësisë, Bujar Vitija, e sheh këtë si një zinxhir të gjatë të papërgjegjësisë  që fillon nga profesionistët shëndetësorë e shtrihet deri te maja e pushtetit.

Akoma më shqetësusese sipas gazetarit është fakti se ani pse buxheti për listen e barnave është rritur deri në 70 milionë euro, nga papërgjegjsia e institucioneve kjo situatë është alarmante.

Sipas Vitijës, ShSKUK nuk është fare transparente që ti tregojë qytetarëve se ku qëndron problemi.

Ata që e vujanë këtë janë pacientët, të cilët ose janë në pritje të vazhuesjme të terapisë ose detyrohen të paguajnë ani pse do mund ta merrin falas.

Gazetari Vitija, potencon se ka mungesa të barnave për kancerin, dializë e shumë tjera.

The post “Fajin për mungesën e barnave esenciale e ka Qeveria” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.