Prokuroria e Prizrenit është deklaruar sërish lidhur me aksionin e sotëm kundër fajdesë, ku u prangosën dy persona, D.G dhe L.G.
Në njoftim se arrestimi i të dyshuarve u bë pas një hetimi disa mujor.
Organi i akuzës bën të ditur se personat e dyshuar për fajde, e shfrytëzuan gjendjen e rënduar financiare të viktimës, të njëjtit i kanë dhënë të holla me kamata mujore prej 15 deri në 20 për qind.
“I dëmtuari disa herë ka paguar kamata, dhe kur i njëjti nuk ka arritur që t’i paguaj kamatat mujore, të pandehurit i kanë vënë kamata javore, me ç’ rast si rezultat i kamatave të larta, kanë arritur vlera të pa përballueshme për viktimën”, thuhet në deklarimin e Prokurorisë transmeton Klankosova.tv
“Kontrolli është realizuar në regjionin e Prizrenit, ku pas grumbullimit të provave gjatë aplikimit të masave të veçanta hetimore në terren, të pandehurit janë arrestuar”.
“Gjatë këtij aksioni, Prokurori i Shtetit, ka sekuestruar dy automjete, armë, të holla të gatshme dhe prova tjera materiale, në drejtim të veprës së lartëcekur”.
Aksioni u realizua nga Njësinë Rajonale të Policisë në Prizren, Drejtorinë për Krim të Organizuar dhe Njësinë NJSO.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>