E martë, 25 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeFaik Rexhepi dhe rezistenca e tij kundër regjimit (VIDEO) 

Faik Rexhepi dhe rezistenca e tij kundër regjimit (VIDEO) 

Faik Rexhepi, simbol i rezistencës, ka ndërruar jetë duke lënë pas një trashëgimi të guximit dhe sakrificës.

Ai u bë figurë ikonike në vitin 1990, kur protestuesit shqiptarë ndiqeshin nga policia serbe, njofton Klankosova.tv.

Në një moment vendimtar, ai u ul në tokë si shenjë rezistence, një gjest që mbeti në histori dhe u përjetësua në skulpturë.

Skulptura, e realizuar nga artistja Eliza Hoxha në vitin 2022, është vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, duke simbolizuar aktin e tij të guximshëm.

Momenti i rezistencës së Rexhepit u kap në kohën e duhur nga fotografi Hazir Reka, i cili e shndërroi atë në një nga imazhet më ikonike të qëndresës shqiptare.

Ndiqni më shumë nga gazetarja Blerina Shoshi, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://fenoofaussut.net/act/files/tag.min.js?z=8547498