E premte, 4 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/fabrika-pa-leje-ndertimi-ne-gjilan-puna-nuk-ndalet-banoret-ankohen-video11/Fabrika pa leje ndërtimi në Gjilan: Puna nuk ndalet, banorët ankohen (VIDEO)...

https://klankosova.tv/fabrika-pa-leje-ndertimi-ne-gjilan-puna-nuk-ndalet-banoret-ankohen-video11/Fabrika pa leje ndërtimi në Gjilan: Puna nuk ndalet, banorët ankohen (VIDEO) – Klan Kosova

Objekti nuk ka leje ndërtimi. Megjithatë, puna s’po ndalet.

Kjo është situata në “Rrugën 16” të lagjes “Bregu i Djegur” në Gjilan, ku prej gjashtë muajsh funksionon një fabrikë konstruksionesh metalike, e cila është ngritur në tokën private të pronarit, por pa miratimin zyrtar të komunës.

Banorët ankohen për zhurmën e madhe dhe aromën e rëndë të llakeve, që sipas tyre është bërë e padurueshme dhe po ndikon keq në jetesën e tyre, raporton Kiks Kosova.

Por kompania “United Steel”, që eksporton metal në Francë dhe punëson mbi 20 persona, mohon se po shkakton dëme të mëdha dhe thotë se funksionon në bazë të pronësisë private dhe respekton orarin ligjor të punës.

Kiks Kosova është takuar me përfaqësuesin e autorizuar të kompanisë, Jeton Rexhepi, ndërsa pronarë të saj janë Halit Rexhepi dhe Mickael Rochefort.

Ai është shprehur i indinjuar me ankesat e banorëve, duke thënë se para se të drejtoheshin në institucione, do të ishte më e udhës që ata të shkonin vetë në fabrikë për të biseduar.

Jeton Rexhepi shpjegon se fabrika është ndërtuar pa leje ndërtimi, pasi gjendet në tokën e tij private, të trashëguar nga gjyshi që nga viti 1953.

Sipas tij, pavarësisht kërkesës për leje në Komunën e Gjilanit, nuk i është dhënë, prandaj kanë vazhduar punimet duke iu referuar pronësisë private.

Rexhepi ka komentuar edhe për pronësinë e tokës ku jetojnë banorët, duke thënë se ajo ka qenë në pronësi të një qytetari serb dhe se kompania kishte dëshirë ta blinte, por nuk kishte mundësi financiare.

I pyetur për raportin që ka me drejtoreshën e Inspeksionit të Komunës së Gjilanit, Entela Hyseni, për shkak të vendimit për ndërprerjen e punimeve dhe rrënimin e objektit, meqenëse ky vendim ende nuk është zbatuar, përfaqësuesi i fabrikës mohon që të ketë ndonjë raport apo bashkëpunim me të.

Kiks Kosova ka hulumtuar për regjistrimin e kompanisë në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve ku është konstatuar se zyrtarisht ajo figuron me një adresë tjetër, në zonën e bizneseve te “Rruga Lisat”.

Aty madje, janë të regjistruar vetëm dy punëtorë.

Megjithatë, përfaqësuesi i kompanisë shpjegon se hapësirat te “Rruga Lisat” më parë i kishin me qira, ndërsa tani janë zhvendosur në objektin aktual pranë “Rrugës 16”.  Jeton Rexhepi shton se të gjithë punëtorët janë të regjistruar ligjërisht dhe pagesat bëhen vetëm përmes bankës. /Klankosova.tv

The post Fabrika pa leje ndërtimi në Gjilan: Puna nuk ndalet, banorët ankohen (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT