Exit Polli i T7, Kërquki: Dramë në Prishtinë dhe në disa prej qyteteve kryesore

news image

Gazetari Leonard Kërquki ka dhënë disa detaje rreth Exit Polli-t që do të publikohet sonte në televizionin T7.

Ai ka bërë me dije se të dhënat e këtij exit polli tregojnë për një dramë në Prishtinë dhe në disa prej qyteteve kryesore të Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se të dhënat do të publikohen në ora 19:00.

“Dramë në Prishtinë dhe në disa prej qyteteve kryesore të Kosovës. Njëmend dramë! Sonte, në orën 19:00, në Televizionin T7, shpallim rezultatet e sondazhit më të madh dhe më të saktë të zhvilluar ndonjëherë. Rrini me ne”, ka shkruar ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/