Kompania “evroTarget”, lidere në fushën e energjisë me bashkëpunime në tregun gjerman, ka hapur pikën e saj më të re në Prizren.
Në ceremoni mori pjesë kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, i cili falënderoi kompaninë për hapjen e vendeve të reja të punës dhe ofroi mbështetjen institucionale.
Pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të kompanisë partnere gjermane për energji të cilët paralajmëruan angazhimin e mbi 200 bashkëpunëtorëve në këtë pikë.
Pronari Hamdi Malushaj theksoi rrugëtimin 15 vjeqar të kompanisë “evroTarget” nga një ekip i vogel tash më mbi 1,400 bashkëpunëtorë, duke paralajmëruar zgjerim të mëtejshëm me projekte dhe pika të reja.