Një person është arrestuar derisa u kap duke organizuar lojëra të fatit.
I njëjti, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Podujevë.
Si prova materiale se në atë lokal janë zhvilluar lojëra fati janë sekuestruar: 85 euro para të gatshme, 1000 dinarë dhe pajisje të ndryshme elektronike që mundësojnë zhvillim e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE DHE BIXHOZIT TË PALIGJSHËM
Podujevë / 13.10.2025 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se nga njësiti policor në një lokal është hasur duke organizuar lojëra të fatit. Si prova materiale se në atë lokal janë zhvilluar lojëra fati janë sekuestruar: 85 euro para të gatshme, 1000 dinarë dhe pajisje të ndryshme elektronike që mundësojnë zhvillim e kësaj veprimtarie të kundërligjshme. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
The post Euro, dinarë e të arrestuar – Çka ndodhi në lokalin ku luhej bixhoz në Podujevë? appeared first on Klan Kosova.