Me energji rinore, qasje moderne dhe ide konkrete, Etnik Mustafa ka hyrë në garë për Asamblenë Komunale të Prishtinës me numrin 55 nën logon e LDK-së.
Ai synon të sjellë një frymë të re në politikën lokale, duke e vendosur në qendër qytetarin, familjen, të rinjtë dhe bizneset e kryeqytetit.
Për Etnikun, politika lokale nuk është thjesht premtime, por zgjidhje të thjeshta dhe të matshme. Me tri shtylla kryesore: Besnik, dinamik, praktik, ai përfaqëson një vizion që synon ta çojë Prishtinën përtej pritshmërive:
Besnik ndaj vlerave dhe nevojave të përditshme të familjeve, duke u ofruar siguri dhe përkushtim të qëndrueshëm.
Dinamik në qasje, duke i dhënë hapësirë gjeneratës së re dhe duke reflektuar mendësi moderne për një qytet në lëvizje.
Praktik me ide të realizueshme për bizneset dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Prishtinës.
“Prishtina përtej pritshmërive” është mesazhi që e shoqëron në çdo takim me qytetarët.
Ai komunikon si “kojshi” dhe jo si politikan i ftohtë, duke treguar se afërsia dhe sinqeriteti janë themeli i lidershipit të tij.
Në aktivitetet e tij të fundit, Etniku është pritur ngrohtësisht në lagjet e Prishtinës, duke bashkëbiseduar hapur me qytetarët për sfidat dhe idetë që mund të bëhen realitet bashkë.
“Unë besoj se ndryshimi vjen duke qenë afër njerëzve dhe duke iu ofruar atyre zgjidhje konkrete. Përtej fjalëve, duhet veprim, dhe për këtë arsye jam këtu sot me ju”, është shprehur ai në një nga tubimet e tij.
Përkrahja nga kryetari Përparim Rama dhe strukturat e LDK-së ka rritur edhe më shumë besimin se Etnik Mustafa është një prej zërave që do ta çojnë kryeqytetin drejt një të ardhmeje më gjithëpërfshirëse dhe inovative.
Me numrin 55, Etniku kërkon besimin e qytetarëve që të bëhet pjesë e Asamblesë së Prishtinës dhe të punojë në shërbim të tyre me energji, përkushtim dhe vizion modern.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!