Sa herë që blini një rrobë të re, ndoshta e prisni etiketën pa u menduar dy herë. Por këto “copëza bezdisëse” mbajnë informacione të vlefshme që mund të ndihmojnë jo vetëm në ruajtjen e cilësisë së veshjeve, por edhe në zgjatjen e jetës së tyre.
Etiketat përmbajnë një seri simbolesh të standardizuara, të cilat tregojnë mënyrën e saktë të larjes, tharjes dhe kujdesit ndaj rrobave. Një nga më të shpërfillurit, por më të rëndësishmit, është simboli i trekëndëshit. Trekëndëshi i bardhë bosh – Zbardhimi lejohet, Trekëndëshi me një kryq – Zbardhimi është i ndaluar dhe trekëndëshi me dy vija diagonale ose me “CL” të kryqëzuar – Lejohet vetëm zbardhues pa klor.
Përveç zbardhimit, simboli i dorës tregon që rroba duhet larë me dorë, ndërsa një kryq mbi simbolin e larjes sinjalizon që veshja nuk është e përshtatshme për rrobalarëse. Vijat horizontale poshtë simbolit të larjes tregojnë llojin e ciklit të larjes që duhet përdorur (normal apo i butë).
Njohja dhe zbatimi i këtyre udhëzimeve nuk është thjesht formalitet. Ato ndihmojnë që rrobat të duken si të reja për më gjatë, duke kursyer para dhe kohë në afat të gjatë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!