E hënë, 28 Prill, 2025
spot_img
HomeTeknologjiETF-të Amerikane të Bitcoin regjistrojnë shitje për ditën e tretë me radhë

ETF-të Amerikane të Bitcoin regjistrojnë shitje për ditën e tretë me radhë

Fondet e tregtueshme në bursë (ETF) të Bitcoin shënuan ditën e tretë radhazi me shitje ndërsa të Mërkuren regjistruan 251 milionë dollarë dalje.

Shitjet e ditës së Mërkure ishin më të lartat krahasuar me dy ditë më parë ndërsa që prej ditës së Hënë ETF-të regjistruan dalje në total prej 494 milionë dollarëshe.

BlackRock iShares Trust (IBIT) pati 22.1 milionë shitje të ETF-së së Bitcoin ndërsa Fidelity Wise Origin Bitcoin Fund (FBTC) regjistroi 102 milionë dollarë shitje.

Këto dalje koinciduan me volumin e ulët të ETF-ve ku të Mërkurën ishte vetëm 2.58 miliardë dollarë. IBIT regjistroi më pak se 2 miliardë dollarë volum dhe është ETF-ja Amerikane e 10 më e madhe sipas të dhënave të Coinglass.

Zakonisht IBIT është mes 5 ETF-ve më të tregtuara kur kriptomonedha më e madhe në botë krijon moment rritjeje.

Mungesa e kërkesës treguar në të dhënat e fundit të Goldman Sachs është rënia e kërkesës për pozicionet Long në këto ETF. Bitcoin aktualisht këmbehet me 96 mijë dollarë dhe është tregtuar që prej Nëntorit mes kufijve të 90,000 dhe 109,000 dollarëve.

/PCWorld Albanian

https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v10.0

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT