Reperi i njohur Majk, ka rihapur një debat të fortë në shoqërinë kosovare, rreth eskortave, ku sipas tij, numri i tyre është në rritje.
Ai ndër të tjera thotë se shumë nga këto eskorta, janë influencere, transmeton Klankosova.tv.
Gazetari Kron Sadiku thotë se shumica e udhëtimeve, çantave dhe aksesorëve, sipas tij, nuk arsyetohen nga postimet që shihen në raport me punën.
“Nuk arsyetohen gjërat që i shpërfaqin në rrjetet sociale, me jetën profesionale që e bëjnë ato. E kur nuk arsyetohen këto të dyja, atëherë lindin aludimet”, u shpreh Sadiku për “Ora Shtatë”.
Nga ana tjetër, gazetarja Edlira Qefalija-Zeka thotë se eskorta është profesioni më i vjetër i njerëzve, derisa sipas saj, tani ka ndryshuar vetëm mënyra sesi e ushtrojnë këtë zanat.
“Rrjetet sociale e kanë bërë më të lehtë dhe më të shpejtë shkëmbimin mall me mall”, tha Qefalija-Zeka.
Gazetarja Agnesa Demaj thotë se është shqetësuese rritja e këtyre rasteve.
Por, gjatë diskutimit në studion e “Orës Shtatë”, panelistët u pajtuan që shtëpitë publike duhen të legalizohen në vend.
Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme:
The post Eskortat pushtojnë Kosovën? – Gazetarët thonë se duhet legalizuar shtëpitë publike (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.