Eskalon situata në Prizren, tifozët tentojnë t’i sulmojnë futbollistët e Vëllaznimit (VIDEO)

Eskalon situata në Prizren, tifozët tentojnë t’i sulmojnë futbollistët e Vëllaznimit (VIDEO)

Një ngjarje aspak e mirë ka ndodhur në fund të ndeshjes Liria-Vëllaznimi, e cila u zhvillua në kuadër të ligës së parë.

Tifozët vendas hyjnë në fushën e lojës duke tentuar t’i sulmojnë futbollistët mysafirë.

Rasti ndodhi sot në stadiumin “Përparim Thaqi”.

Ngjarje të tilla e shëmtojnë futbollin dhe ulin vlerën e ndeshjeve të tilla.

Nuk dihet nëse ndonjë nga futbollistët ka pësuar lëndime.

Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marrë përgjigje.

Bashkangjitur i gjeni pamjet.

The post Eskalon situata në Prizren, tifozët tentojnë t’i sulmojnë futbollistët e Vëllaznimit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.