Xabi Alonso i ka ditët e numruara te skuadra e Bayer Leverkusenit dhe pritet që të largohet në fund të sezonit aktual.
Raportimet e fundit nga mediat e huaja dhe gazetari italian, Fabrizio Romano tregojnë se trajneri spanjoll është shumë pranë marrëveshjes me Real Madridin, shkruan Indeksonline
Xabi Alonso pritet të nënshkruaj kontratë me Realin deri në vitin 2028 me mundësi vazhdimi.
Por fillimisht ish-lojtari i Liverpoolit dhe Bayern Munchen duhet pritur shkarkimin e Carlo Ancelottit, që ka kontratë me klubin mbretëror deri në vitin 2026./Indeksonline/
